venerdì 5 luglio 2013

Sinjali 105 - KUFIRI MINIMAL I SHPEJTËSISË 30 KM/ORË

Autoshkolla Sinjalet e Detyrimit 105


KUFIRI  MINIMAL  I  SHPEJTËSISË  30  KM/ORË


KUFIRI  MINIMAL  I  SHPEJTËSISË  30  KM/ORË

Sinjali numër 105 përshkruan një kufi minimal të shpejtësisë, poshtë të cilit është e ndaluar të zbresësh, pra jemi të detyruar të lëvizim me shpejtësi të barabartë ose më të madhe se 30 km/orë, pa i kapercyer kufijtë maksimale të shpejtësisë të atij tipi rruge që po përshkojmë (psh nëse jemi në autostradë jo
më shumë se 110 km/orë). I bashkëshoqëruar me një panel plotësues të korsisë (sinjali numër 142) mund të ketë përdorim të kufizuar në një nga korsitë e karrexhatës. Për mjetet që nuk e arrijnë shpejtësinë 30 km/orë lëvizja në atë korsi është e ndaluar. Është e gabuar të thuhet që sinjali paraqet një pistë të veçantë për automjetet apo që duhet të lëvizet me shpejtësi konstante (të pandryshuar) prej 30 km/ore.

_____________________________



- Autoshkolla - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Detyrimit

Nessun commento:

Posta un commento