domenica 16 giugno 2013

Sinjali 53 - E DREJTË PËRPARËSIE NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA


Sinjali 53 Sinjalet e Përparësisë
E DREJTË   PËRPARËSIE  NË   RRUGËT   NJËKALIMSHE  TË ALTERNUARA



E DREJTË   PËRPARËSIE  NË   RRUGËT   NJËKALIMSHE  TË ALTERNUARA

Sinjali numër 53, sinjali gjendet në rrugë me sens të dyfishtë qarkullimi në prani të një ngushtimi të rrugës kur një pjese e saj është e ndërprerë, ka një pengesë (nga punime në rrugë apo shembje, rrëshqitje, shkarje të rrugës) dhe dy mjete nuk mund të kalojnë dot njëkohësisht (në një ngushtim të rrugës mbaron përkohësisht sensi i dyfishtë i qarkullimit dhe kemi një rrugë njëkalimshe të alternuar). Kush ka sinjalin numër
53 përballë duhet të ulë shpejtësinë dhe të sigurohet që mjetet nga sensi i kundërt i lëvizjes t’i kenë dhënë përparësi. Është gabim të thuhet që duhet të vendosemi sa më djathtas kufirit të karrexhatës për të lejuar kalimin edhe të mjeteve që vijnë nga sensi i kundërt (sepse hapësira e lirë është e pamjaftueshme edhe po të ngushtohemi nga krahu i djathtë i karrexhatës).

_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

Nessun commento:

Posta un commento