giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 17 - TATËPJETË E RREZIKSHME


TATËPJETË  (ZBRITJE)  E  RREZIKSHME



TATËPJETË   E  RREZIKSHME

Sinjali numër.17 paralajmëron një zbritje të rrezikshme me pjerrësi të madhe dhe tregon edhe vlerën e pjerrësise. Si normë sjellje është e nevojshme që të ulet shpejtësia
veçanërisht nëse rruga është e lagur, të zbresim marshin e lëvizjes dhe të mos përdorim
shumë frenat sepse mund të mbinxehen dhe prishin aftësinë frenuese. Nuk duhet të mbajmë të shkelur friksionin gjithë kohës sepse automjeti e rrit shpejtësinë. Duhet të mbajmë parasysh se në zbritje hapësira e frenimit të automjetit rritet, prandaj duhet të ruajmë edhe një distancë më të madhe me mjetet që kemi përpara.

_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento