venerdì 5 luglio 2013

Sinjali 96 - PARALAJMËRIM PËR DREJTIM TË DETYRUAR NGA E DJATHTA

Autoshkolla Sinjalet e Detyrimit 96

PARALAJMËRIM  PËR  DREJTIM  TË  DETYRUAR  NGA  E  DJATHTA



PARALAJMËRIM  PËR  DREJTIM  TË  DETYRUAR  NGA  E  DJATHTA

Sinjali numër 96 Paralajmërim për drejtim të detyruar nga e djathta. Është një
paralajmërim për drejtim të detyruar që është dhe drejtimi i vetëm i lejuar. Gjendet në njëfarë largësie nga kryqëzimi (si në rrugët me një sens lëvizje ashtu dhe dhe në ato me dy sense lëvizje për qarkullimin) dhe detyron (jo menjëherë por mbas një copë rruge) të kthehesh nga e djathta në kryqëzim dhe paralajmeron
edhe që në kryqëzim nuk është e lejuar të vazhdosh lëvizjen drejt apo të kthehesh majtas. Mund të shoqërohet edhe me një sinjal plotësues që tregon largësinë ku fillon detyrimi (fig 121). Është gabim të thuhet që sinjali tregon një kthesë, apo një drejtim hyrje në autostradë apo një kalim të  detyruar (kalimi i detyruar fig.102 kërkon praninë e nje pengese të cilës duhet t’i shmangemi dhe jo të një kryqëzimi ku duhet të kthehemi e të lëmë pas rrugën ku
ishim).

_____________________________


- Autoshkolla - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Detyrimit


Nessun commento:

Posta un commento