domenica 16 giugno 2013

Sinjali 41 - NDALO DHE JEP PËRPARËSI


Sinjali 41 Sinjalet e Përparësisë
NDALO  DHE  JEP  PËRPARËSI


NDALO  DHE  JEP  PËRPARËSI

Sinjali numër. 41 detyron të ndalosh para vijave tërthore të ndalimit në kryqëzim (edhe po te mos ketë asnjë lëvizje mjetesh apo këmbësorësh në rrugë) dhe të japësh përparësi si nga e majta ashtu dhe nga e djathta (por jo në ngushtimet e rrugëve njëkalimshe të alternuara, për mjetet që vijne përballë).
Vendoset 25 metra para kryqëzimit, veçanërisht në rastet kur kemi kryqëzim të rrezikshëm apo me fushpamje jo të mirë apo në rrugë dytësore që nuk gëzojnë të drejtë përparësie (pra vendoset në një rrugë dytësore që kryqëzohet me një rrugë që ka të drejtë përparësie). Mund të paraprihet nga sinjali numër 43. Detyron të ndalosh edhe kur semafori është me dritë të verdhë pulsuese dhe të vazhdosh pa ndaluar paraprakisht nëse semafori është me dritë jeshile.

- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise


Nessun commento:

Posta un commento