giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 1 - RRUGË E DEFORMUAR

Sinjali 1 Sinjalet e Rrezikut
RRUGË  E  DEFORMUAR



RRUGË  E  DEFORMUAR

Sinjali numër.1 vendoset, 150 metra para një pjese rruge në gjëndje të keqe, me sipërfaqe të ngritur, të deformuar apo me bazament të parregullt (me asfalt të dëmtuar, gropa, të ngritura), ku duhet të ngadalësojmë në mënyrë që shmangim zhvendosjet e mjetit apo goditjet dhe dëmtimet mbi amortizatorët. Duhet të ulim shpejtësinë nqs tërheqim një
karrel apo rulot në mënyrë që të shmangim zhvendosje të papritura në krahun tjetër të rrugës; duhet të mbajmë timonin me te dyja duart dhe në mënyrë të rregullt. Në kushtet kur fushëpamja është e lirë, parakalimi është i lejuar. Sinjali mund të shoqërohet edhe me panelin plotësues si ai i fig.122 që tregon gjatësinë e pjeses së dëmtuar apo me sinjalin e fig. 58 për kufizimin e shpejtësisë. Po të jetë me fushë të verdhë ky sinjal tregon që është vendosur në prani të një kantjeri rrugor. Sinjali nuk tregon ndryshime të forta të pjerrësisë së rrugës.


_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento