giovedì 4 luglio 2013

Sinjali 84 - NDALIM PUSHIMI

Sinjali 84 Sinjalet e Ndalimit

NDALIM  PUSHIMI


NDALIM  PUSHIMI

Sinjali nr 84, ndalon pushimin e mjetit (lënien e mjetit pa drejtues dhe lënien e tij të të parkuar) por e lejon qëndrimin e mjetit. Nëse nuk është i shoqëruar me një panel plotësues sinjali në qendrat e banuara është i vlefshëm nga ora 8-20 dhe jashtë qendrave të banuara 24 orë në 24. Ndalon pushimin në atë anë
(krah) të rrugës ku është vendosur dhe jo në të dy anët e rrugës; i mbaron vlefshmëria pas kryqëzimit të parë, nëse nuk përsëritet si sinjal i shoqëruar me panelin plotësues të vazhdueshmërisë. Sinjali nuk vendoset në ato vende ku është në fuqi rregullli i përgjithshëm i ndalim pushimit si, në kthesa, në kurriz rruge apo kryqëzime. Panelet plotësuese që e shoqërojne këtë sinjal janë: kufizimi (sinjali numër 126) zgjatje (sinjali numër 127) fillimi (sinjali numër 128) vazhdimi (sinjali numër  129) fundi (fig 130) si dhe fig.141, 125, 124.


_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Ndalimit

Nessun commento:

Posta un commento