giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 9 - KALIMI NË NIVEL PA BARRIERA


KALIMI  NË  NIVEL  PA  BARRIERA




KALIM  NË  NIVEL  ME  BARRIERA

Sinjali numër. 9 tregon një kalim në nivel pa barriera, ai paralajmëron një ndërprerje të rrugës me linjën hekurudhore të pambrojtur me barriera ose gjysmëbarriera. Si normë sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë e lëvizjes në varësi nga fushëpamja dhe të
ndalojmë nëse dy dritat e kuqe ndizen e fiken njëra pas tjetrës dhe sinjali akustik është në funksionim. Në prani të këtij sinjali janë të ndaluara manovrat: e parakalimit, të qëndrimit
dhe të pushimit, të kthimit të sensit të lëvizjes, të lëvizjes prapa. Sinjali vendoset mbi të parin e paneleve distancametrike te fig.13, që është ai me tre shirita të kuq të pjerrët, dhe duhet të shoqërohet me sinjalin “Kryqi i Shën Andreas” nr.10 ose 11 (sipas rastit). Ështe e gabuar të thuhet që sinjali numër. 9 paraqet një linjë hekurudhore apo që mund të shoqërohet me sinjalin shtesë “treni” ._____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento