giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 24 - RRUGË E RRËSHQITËSHME


RRUGË  E  RRËSHQITËSHME



RRUGË  E  RRËSHQITËSHME

Sinjali numër.24, paralajmëron një pjesë rruge qe mund te jetë e rrëshqitshme prej shiut, ujit, baltës, dëborës, akullit, etj. Për ketë arsye, në prani të këtij sinjali duhet të ulim
shpejtësine dhe të shmangim manovrat e forta të frenimit, të lëvizjes së timonit, të pedalit të gazit, sepse rrezikojmë të humbim kontrollin e mjetit. Duhet të kemi parasysh se hapësira e frenimit në keto raste rritet dhe fërkimi i gomave me sipërfaqen e rrugës zvogëlohet.
Prandaj duhet të ruajmë distancë më të madhe sigurie me mjetet përpara nesh, se sa në rastet e zakonshme. Parakalimi është i lejuar në këtë pjesë rruge por me maksimumin e kujdesit. Normalisht shoqërohet me panele plotësuese, që tregojnë gjatësinë e rrugës që është e rrezikshme si dhe shkakun pse rruga bëhet e rrëshqitshme.
_____________________________
- Autoshkolla online - 

Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento