giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 7 - KTHESË E DYFISHTË (E para nga e majta)


KTHESË  E  DYFISHTË (E para nga e majta)



KTHESË  E  DYFISHTË (E para nga e majta)

Sinjali numër.7 paralajmëron një pjesë rrugë jo të drejtë ku mungon shikueshmëria, e cila është e formuar nga një seri kthesash të rrezikshme ku e para është
nga e majta. Në këto kushte është e ndaluar kryerja e manovrave: të parakalimit, të kthimit të sensit të lëvizjes, të lëvizjes prapa, të qëndrimit dhe të pushimit. Në rastet kur rruga është me një sens lëvizje ose është me dy korsi për çdo sens levizjeje, parakalimi është i lejuar. Si norme sjelljeje është e nevojshme të zvogëlohet shpejtësia (në varësi të fushpamjes në
rrugën me kthesë, nga rrezja e kthesës, nga gjendja teknike e amortizatorëve dhe e gomave, etj) të lëvizim sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës kur rruga është me nga një korsi për sens lëvizje. Sinjali numër.7 mund të jetë i bashkërenduar edhe me një panel plotësues si ai i fig. 143 dhe fig.122. Nuk duhet të ngatërrohet koncepti “kthesë” me konceptin “devijim i rrugës” (devijimi parashikon praninë e një kryqëzimi për të ndryshuar drejtimin ose një pengese për t’u shmangur)


_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento