domenica 16 giugno 2013

Sinjali 52 - E DREJTË PËRPARËSIE


Sinjali 52 Sinjalet e Përparësisë
E  DREJTË  PËRPARËSIE



E  DREJTË  PËRPARËSIE

Sinjali numër 52 Tregon fillimin e një rruge urbane apo interurbane që gëzon të drejtën e përparësisë dhe lejon praninë e rrugëve (djathtas e majtas) me sinjalin “Jep përparësi” sinjali 40 apo “Stop”
sinjali 41 që kryqëzohen me të. Mund të shfaqet edhe në format të zvogluar dhe i bashkërenduar me panele plotësuese sinjali 146. Përshkruan se duhet të jemi të kujdesshëm gjatë lëvizjes pranë kryqëzimeve dhe të sigurohemi që mjetet (majtas e djathtas) që duan të futen në rrugë na kanë dhënë përparësi. Sinjali lejon që të vazhdosh drejt, të kthehesh , të parakalosh , por nuk vendoset në autostrada.

_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

Nessun commento:

Posta un commento