giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 5 - KTHESË E RREZIKSHME MAJTAS


Sinjali 5  Sinjalet e Rrezikut
KTHESË  E  RREZIKSHME  MAJTAS



KTHESË  E  RREZIKSHME  MAJTAS

Sinjali numer.5, vendoset si rregull 150 metra përpara, në një rrugë që nuk është e drejtë dhe, për pasojë mungon shikueshmëria. Në këto kushte, janë të ndaluara manovrat: parakalimi, kthimi i sensit të lëvizjes , qëndrimi apo pushimi i mjetit. Në rastet kur rruga është me një sens lëvizjeje ose është me dy korsi për çdo sens lëvizjeje, parakalimi është i
lejuar. Si normë sjellje është e nevojshme të zvogëlohet shpejtësia (në varësi nga fushpamja e
rrugës në kthesë, nga rrezja e kthesës, nga gjendja teknike e amortizatorëve dhe e gomave, etj), të lëvizim sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës kur rruga është me nga një korsi për çdo sens lëvizjeje. Sinjali nr. 5 mund të jetë i bashkërenduar edhe me një panel plotësues si ai i fig. 143/A. Nuk duhet të ngatërrohet koncepti “kthese” me konceptin “devijim i rrugës” (devijimi parashikon praninë e një kryqëzimi për të ndryshuar drejtimin ose një pengesë për t’u shmangur)



_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento