domenica 16 giugno 2013

Sinjali 40 - JEP PËRPARËSI

Sinjali 40 Sinjalet e Përparësisë


JEP  PËRPARËSI



JEP  PËRPARËSI

Sinjali numër. 40 paralajmëron që të jepet përparësi ndaj mjeteve që qarkullojnë në rrugën që kryqëzohet ma tonën (dhe ku duam të futemi) duke dhënë përparësi si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. Vendoset në rrugë dytësore (urbane apo interurbane) që nuk kanë të drejtë përparësie (si dhe në rastin e rrugëve dhe mbikalimeve rrugore që të çojnë në autostradë). Vendoset në një distancë afërsisht 25 metra
para kryqëzimit; në rrugët interurbane shoqërohet nga sinjali numër.42 ‘paralajmërim për të dhënë përparësi’ (dhe jo nga sinjali numër.43 “paralajmërim për të ndaluar e dhënë përparësi’). Sinjali është i vlefshëm në kryqezimet e rregulluara me semafor në kohën kur semafori është me dritë të verdhë pulsuese, është i fikur ose ka difekt. Si normë sjelljeje duhet të shtojmë kujdesin me qëllim që të shmangim çdo rrezik aksidenti, të ulim shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të ndalojmë. Nuk vendoset përgjatë autostradave por në korsitë hyrëse të saj (korsitë e shpejtimit)


_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise


Nessun commento:

Posta un commento