giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 3 - GROPË NË RRUGË

Sinjali 3 Sinjalet e Rrezikut
GROPË  NË  RRUGË  (RRUGË  ME  FORMË  TË  LUGËT)



GROPË  NË  RRUGË
Sinjali numer.3 tregon një rrugë në zbritje (tatëpjetë) që pasohet nga një ngjitje (e përpjetë) , në të cilën për shkak të formës së lugët që krijohet në rrugë rritet mundësia që të këtë grumbullime të ujit gjatë shirave dhe të krijohen pellgje që shtojnë dukshëm mundësinë e rrëshqitjes (fenomeni aquaplaning) dhe i humbjes së pozicionit të mjeteve që lëvizin në këto kushte. Shikueshmëria në këtë segment rrugor është normale dhe parakalimi është i
lejuar por në kushte kujdesi maksimal. Sinjali nuk tregon rrugë të deformuar, në gjëndje të keqe apo me shtresë rrugore të dëmtuar. Si norma sjellje në prani të këtij sinjali janë : rregullimi i shpejtësisë në mënyrë që të ruajmë amortizatorët dhe automjetin nga goditjet dhe dëmtimet, të mbajmë timonin me dy duart në mënyrë të sigurt për të mos humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, të kemi parasysh se nëse lëvizim me mjete që tërheqin rimorkio zhvendosjet mund të jenë më të mundëshme dhe kujdesi duhet të jetë më i madh.


_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento