giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 21 - NGUSHTIM ASIMETRIK I RRUGES ( NGA E DJATHTA)


NGUSHTIM  ASIMETRIK  I  RRUGES  (NGA  E  DJATHTA)



NGUSHTIM  ASIMETRIK  I  RRUGES  NGA  E  DJATHTA

Sinjali numër.21 paraqet një ngushtim në anën e djathtë të karrexhatës apo të rrugës (për shembull, për shkak të një dëmtimi të rrugës apo të punimeve në rrugë) dhe
paraqet vështirësinë që krijohet gjatë shkëmbimit të mjeteve që vijnë nga sense të kundërta lëvizjeje me njëeri tjetrin. Po të jetë me fushë të verdhë vendoset në prani të një kantjeri rrugor. Në prani të sinjalit numër.21 janë të ndaluara manovrat : e parakalimit, të qëndrimit,
pushimit dhe të kthimit të sensit të lëvizjes, të lëvizjes prapa. Si normë sjellje duhet: të ngadalësojmë shpejtësinë dhe nëse një mjet është futur në ngushtim të rrugës para nesh të ndalojmë e të japim përparësi. Mund të shoqërohet edhe me një panel plotësues që tregon gjatësinë e rrugës së ngushtuar. Është gabim të thuhet se sinjali numër.21 paraqet një ndërprerje (kryqëzim) të dy rrugëve .
_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento